Kukësi ka pasur një ecuri me shumë ulje-ngritje gjatë këtyre 13 javëve, teksa tri humbjet e fundit radhazi situata është bërë kritike. Kjo ecuri i ka befasuar jo pak mbështetësit e Kukësit dhe veçanërisht ish-lojtarët.

Një prej tyre është edhe kapiteni kampion me Kukësin, Ylli Shameti. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” ish-qendërmbrojtësi gjirokastrit që fitoi gjithçka me fanellën e verilindorëve, analizon situatën që po kalojnë aktualisht nënkampionët.

Shameti është i befasuar nga kjo ecuri dhe e konsideron në bazë të statistikave si gjysmësezonin më të keq të Kukësit që kur klubi militon në Superiore.

“Vllaznia ka bërë një kampionat të kujdesshëm, duke i marrë më shumë se maksimumin lojtarëve që ka.

Kjo do të thotë se ka perspektive për të qenë një konkurrente e fortë në garën për titull, pavarësisht se rruga është e gjatë. Mendoj se Kukësi, Vllaznia, Tirana, Partizani, Teuta dhe Laçi do të shkojnë pa shumë diferenca deri në fund”- eshte shprehur Shameti