Në orën 16:45 është zhvilluar ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët kanë marrë një pikë me shumë vlera duke ndalur bardheblutë në barazimin pa gola. Pas fitores së arritur në shtëpi ndaj Kukësi, duke e transformuar për herë të parë ekipin e Longos, Skënderbeu i Memellit ia doli që të uli ndjeshëm ritmin e Tiranës.
Pjesa e parë ishte për t’u harruar nga të dy skuadrat, që nuk kishin mundësi shënimi. Në të dytën kishte një ritëm disi më të lartë sesa në të parën, por nuk ishte kjo ndeshja më e bukur që mund të dhurohej për shikuesit.
Një moment shumë i kontestuar ishte në minutën e 84 ku është kërkuar penallti për prekje të topit me dorë nga Zguros, i kërkuar me shumë forcë nga Ngo, por arbitri vijoi rregullisht lojën. Më poshtë gjeni intervisten e trajnerit Shehi për “Supersport”:
“Memelli tha se humbën dy pikë? (qesh) Të rrish të merresh me ato që thotë njëri dhe tjetri… Ne kemi qenë më dominant në këtë takim dhe nëse do të ishim më efikas, do të kishim fituar. Asgjë nuk ka ndryshuar, thjesht kemi disa mungesa.
Totre e nisi nga stoli, Xhixha dhe Behiratce na mungon. Mos të harrojmë se jemi në vendin e parë. Po ta shohim me kujdes, Ngo po vjen në rritje për atë që po tregon në fushë të blertë. COVID-i ka lënë shenjë te ai”.