Tirana fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-2. Për mikrofonat e “Super Sport”, në përfundim të ndeshjes ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Ai u shpreh i lumtur për fitoren por dhe për golin e Devid.
“Këtë ndeshje e kishim me merak. Kur kemi një distancë me rivalët dhe fitojmë bindshëm, atëherë ndeshja tjetër bëhet e vështirë nga ana psikologjike. Jam i kënaqur, e çuam ndeshjen aty ku donim. Ndodh kur shkon 3-0 që e ul vigjilencën.
Devid
“Goli i jep besim. E kemi kërkuar me ngulm he ai e njeh kampionatin shqiptar. Kur shënon sulmuesi ndjehet akoma më mirë. Më vjen mirë që shënoi sot.”
Kartoni i Seferit
“Taulanti është për tu përgëzuar. Po të kishin bërë llogari nuk do kishte marr karton .Nuk ishte karton me llogari.”
Mungesa e Hoxhallarit
“Mendoj që Hoxhallari është pikë kyçe e skuadrës, është kapiteni ynë. N shumë raste është pikë nisja e sulmit tonë. Me një kundërshtar të tillë është mirë kur e zhbllokon rezultatin që në fillim, Ata kanë lojtarë të shpejtë që të vënë në vështirësi. Na u hapën repartet dhe kishin vështirësi tek topi i dytë.”
Gjendja e Ngosë në stol
“Ngo nuk është në stol. Ai është akoma në Angli dhe në fazë rikuperimi. Kam folur mbi 5 herë me të dhe është i lumtur për ecurinë e skuadrës. E presim të jetë këtu.”