Taktikë dhe vetëm taktikë para Kukësit. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka punuar më shumë se një orë me mbrojtjen dhe sulmin.
Shehi kishte analizuar në detaj kundërshtarin dhe i ka këshilluar lojtarët të bëjnë veprimet e duhura në fushën e lojës.
Çdo gjë nuk i është lënë rastësisë. Edhe pse ishte dy ditë para ndeshjes, stafi nuk harroi pak ngarkesë, me disa sprinte.
Bonusin e morën më të vjetrit dhe ata që kishin udhëtuar, ndërsa Qefalija, i cili vraponte te fusha me bar, kokën e kishte tek ekipi i parë.
KONTROLLUESI – Binte në sy edhe Tefik Osmani që në çdo moment ishte pranë taktikës, duke dhënë edhe ndonjë këshillë të vogël.
Pjesa tjetër e skuadrës mori shënjestër portën e Likës, që para se të niste taktika pati një duel me trajnerin Shehi, me këtë të fundit në rolin e bomberit.
BASHKIMI – Me skuadrën dje është bashkuar edhe treshja e Kombëtares: Kallaku, Xhixha dhe Deliu. Lojtarët janë stërvitur normalisht si pjesa tjetër e grupit. Ka bërë përjashtimvetëm ushtrimi i sprinteve.
DËMTIMET – Mund të quhet histori e kaluar ajo e dëmtimeve. Me skuadrën pa problem janë stërvitur si Ismajlgeci, Najdovski, Patrik e meradhë. Skuadra do të jetë eplotë për sfidën me Kukësin, një ogur i mirë për ekipin eShehit që mund të bëjë zgjedhjet e duhura.
FORMACIONI – Në portë e nis Bekaj. Më pas Toshevski, Najdovski e Behiratçe në mbrojtjee Ismajlgeci ose Përgjoni majtas. Mesfusha me treshen Kallaku, Aleksi e Deliu. I gatshëmështë edhe Vesel Limaj që eka kaluar dëmtimin. Nga anatjetër, në sulm, treshja Xhixha-Hasani dhe Patrik.