HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShehi: Këtë fitore ua dedikoj tifozëve të Tiranës

Shehi: Këtë fitore ua dedikoj tifozëve të Tiranës

Tirana arriti të merrte një tjetër fitore. Bardheblutë mposhtën Vllanzinë në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2. Sfida u vendos nga golat e Xhixhës dhe Seferit që shënuan nga një gol për çdo pjesë. Në fraksionin e dytë, Tirana ngeli me 10 lojtarë, por Vllaznia nuk përfitoi për të evituar humbjen. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh:

Çfarë ndodhi me presidentin në dhomat e zhveshjes? “Pas një fitore të tillë, presidenti hyri në dhomat e zhveshjes për të komplimentuar lojtarët. Kemi gjëra ende për t’u përmirësuar, por fitoret me rivalt direkt janë të rëndësishme”.

Grupi? “Është e vërtetë që skuadra punon si një e vetme dhe kjo është e rëndësishme. Kjo gjë u pa edhe në rastin e Seferit që pasoi për Limajn. I përgëzoj lojtarët pasi i bënë detyrat në mënyrën strikte edhe pse ishim me një lojtar më pak.

Ne duhet të përmirësohemi dhe duhet të gjejmë kohën kur të mbajmë topin dhe kur duhet të gjejmë thellësinë. Siç duket nuk po marrim besimin për të nisur lojën nga poshtë. Kur kemi kundërshtarët e nisin lojën me top të gjatë, por është vetëm fillimi dhe mendoj se gradualisht do të rritemi nga ndeshja në ndeshje”.

Mendimi i parë pas daljes së Tolit? “Mendimi i parë ishte çfarë po bën ky”. Të bësh një faull të tillë me kundërshtarin me shpinë bën që skuadra të vuajë. Toli është një lojtar i rëndësishëm për ne, por është i dënuar për t’i sjell pica skuadrës”.

Skema? “Sot ndërruam mënyrën si të rreshtoheshin dhe si do të dilnim në sulm. E kishim përgatitur ndeshjen edhe pse kishim pak ditë në dispozicion pasi dihen energjitë që harxhohen në derbi. Në varësi të kundërshtarit bëhet edhe e gjithë vendosja e skuadrës. I bëmë një mbulim dyfishi për Lartifin dhe skuadra sot meriton komplimenta.

Kemi lënë pikë ndaj Egnatias dhe Kastriotit, por futbolli kështu është. Skuadra mbas 3-4 javës fillon dhe përmirësohet, por mendoj se jemi penalizuar edhe nga terreni në “Selman Stermasi”. Kemi lojtarë cilësorë që luajnë mirë me topin, lojtarët janë të rinj dhe duhet të mësohen me presionin. Nuk duhet të harrojmë që futbolli është i poshtër dhe nuk do të ketë vetëm ditë me diell, por edhe me shi e ne duhet të qendrojmë me këmbë në tokë”.

Kartonat? “Janë kartona të panevojshëm, por te Ngoo shihet agreziviteti dhe këtë gjë ia kërkojmë edhe në stërvitje. Kartonat e tjerë mund të evitoheshin, gafë e pafalshme e Tolit, ndërsa Najdovski bëri mirë që bëri faull në derbi”.

Derbi ndaj Dinamos dhe dueli me Shkëmbin? “Nuk ka rëndësinë e ndeshjes me Partizanin. Nuk është e vështirë të gjesh si luan skuadra kundërshtare. Kur luan futboll mendon vetëm të festosh, ndërsa trajner nuk ke kohë. Kjo punë të ndan nga shokët, familja apo miqtë. Është mënyra e punës time që lojtarët të ndihen shumë të rëndësishëm të gjithë dhe pak nuk kanë luajtur. Muçën e kam si krahun e djathtë dhe është si zv.trajner për mua pasi sa herë e thërret është gati.

Fitorja? “Këtë fitore ua dedikoj tifozëve të Tiranës që nuk ishin në stadium. Dihet se çfarë mbështetje ka skuadra nga tifozët. Tifozët nuk janë trembur nga ato deklarata, por është e vështirë kur ke biletë dhe nuk të lënë në stadium”, u shpreh Shehi./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments