Nga Endri ÇINARI
Në barazimin 1-1 së fundmi kundër Bylis, Vllaznia u rikthye të shënonte pas 3 ndeshjesh “thatësirë” në Superiore. Ku ishte Sherif Kallaku i cili me një “perlë” nga një goditje dënimi “prishi” “agjërimin” e shkodranëve. Por, pavarësisht rrjetës së mesfushorit që erdhi nga një pozicion standard, u pa qartë se edhe në duelin me ballshiotët, kuqeblutë e kishin të vështirë për të shënuar. Ku shënimi i golave këtë sezon ka qenë ajo që ka spikatur për ekipin e Martinit. Sulmuesit kuqeblu ishin shumë pak efikasë, kjo si shkak edhe e performancës pozitive të mallakstriotëve.
Me sulmuesit e 9 herë kampionëve të vendit tonë që po ashtu kanë një “thatësirë”, ku Bekim Balaj nuk gjen golin prej 5 ndeshjesh rradhazi në kampionat. Ku sulmuesi ka shënuar për herë të fundit në javën e 11-të, në fitoren 1-0 kundër Dinamos të Vllaznisë.
Teksa edhe Lirim Kastrati nuk ka arritur të bëjë diferencën me gola këtë edicion, ku kosovari numëron vetëm një gol të shënuar në llogarinë e tij personale. Të njëjtën situatë si numri “7-të” ka edhe Çarls Bismark, ku edhe ganezi ka shënuar vetëm një herë deri në javën e 15-të të edicionit.
Pavarësisht se duhet theksuar se ish-futbollisiti i Skënderbeut ka qenë për 2 muaj jashtë fushave të lojës, si shkak i një lëndimi. Pra, tek Vllaznia duhet të gjejnë sa më shpejt “kurën” dhe rikthehen në identitet, duke shënuar po aq shumë sa bënin në fazën e parë të edicionit. Ku shkodranët deri para dy javësh ishin skuadra që kishte shënuar më tepër në kampionat, një kryesim që e mbante që nga raundet e para të këtij edicioni të Superiores.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


