Vllaznia e nisi keq ndeshjen e sotme ndaj Dinamos duke u gjendur ne disavantazh qe ne minutat e para te saj, por nuk ka kaluar shume dhe ka arritur te barazoje me ane te futbollistit Mehdi Çoba. Ky i fundit ka shenuar golin e tij te pare, te cilin e ka shenuar edhe me dy gjeste, shpjegimin e te cileve e ka bere ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes kur eshte shprehur:

“Ne fakt mu deshen shume jave qe te shenoja golin tim te pare me Vllaznine kete kampionat por e rendesishme eshte qe erdhi ne momentin e duhur dhe shpresoj te vazhdoj ne kete menyre edhe ne te ardhmen.

E filluam keq ndeshjen e sotme ndaj Dinamos sepse nga nje pakujdesi e jona pesuam gol qe ne minutat e para, por kishim besimin e plote se do ta kthenim rezultatin dhe keshtu ndodhi.

Gishti i heshtjes qe bera ne momentin e shenimit te golit ishte per ata qe nuk kane besuar tek une dhe goli shkon per ata qe jane duke besuar tek une”.

Te plote prononcimin e sulmuesit Mehdi Çoba mund ta gjeni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube, ne linkun: