Bekim Balaj po kalon një formë të mirë në sezonin e tij të parë te Sturm Graz në Austri dhe këtë e tregoi edhe javën e shkuar, duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij. Sulmuesi i kombëtares sonë arriti të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 88 dhe të evitojë humbjen e skuadrës në një ndeshje shumë delikatë ndaj Austria Vien.

Ky ishte goli i gjashtë i tij në kampionat, ku ka nisur nga minuta e parë 17 ndeshje. Në një intervistë qe shprehur se nuk është plotësisht i kënaqur me veten dhe se duhet të shënojë më shumë.

Përtej kësaj ai ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të kënaqur veten e tij. Ditën e sotme 29-vjeçari ka postuar një “story” në “Instagram”, ku i tregon ndjekësve të tij makinën e re luksoze, që ka vendosur t’ia bëjë dhuratë vetes së tij.

Mjeti është një “Mercedes Benz AMG63, S Class, Edition 1” dhe pamja nga brenda është thjesht, e mrekullueshme. Video e shkurtër e publikuar nga sulmuesi shoqërohet edhe me mbishkrimin “New Toy” (lodra e re). E vetmja gjë që na mbetet t’i themi Bekimit është ta gëzojë dhe e këshillojmë të mos përdorë celularin duke ecur me 136 km/h. /vipsport/