Ka shenuar te parin gol per Vllaznia U21 ne kete kampionat, pikerisht ate te barazimit ne ndeshjen e sotme ndaj Apolonise, duke i hapur rruge fitores 3-1 te ekipit shkodran.

E kemi fjalen per futbollistin Joald Ivziku. Ai luan sezonin e tij te dyte me kete ekip dhe padyshim qe do te tentoje te beje sa me mire per vete ne rradhe te pare, por edhe per ekipin per ta ndihmuar ate ne arritjen e objektivit.

20 vjeçari pas golit te sotem ne Fier natyrisht qe eshte shfaqur i lumtur dhe kete gje e ka shprehur edhe ne intervisten e dhene per “Shkodra Sport” ku ai eshte shprehur si me poshte:

– Joald urime per golin e sotem..

– Shume faleminderit!

– I lumtur qe e niset me gol?

– Po shum i lumtur, pasi shpresoj te vazhdoj me kembe te mbare edhe per ndeshjet e ardhshme.


– I lumtur natyrisht qe edhe ekipi fitoi apo jo?

Sigurisht. Fillimisht e rendesishme eshte qe fitoi ekipi, por normalisht qe edhe goli im ndikoi ne kete sukses, eshte nje kenaqesi me shume edhe ne aspektin personal.

– Fitore e rendesishme kjo e sotmja per Vllaznia U21 ne kete jave te pare te kampionatit?

Besoj se nje fillim i mbare eshte gjysma e punes. Te shpresojme qe te vazhdojme keshtu edhe ne ndeshjet e rradhes.

– Ky eshte sezoni yt i dyte te Vllaznia U21. Çfare ka ndryshuar sivjet ne krahasim me seoznin e kaluar?

Po e vertete qe ky eshte sezoni im i dyte te Vllaznia U21. Ka ndryshuar dhe grupi i lojtareve, disa kane ikur, disa te tjere kan ardhur. Po ashtu edhe stafi i trajnereve ka ndryshuar dhe besoj qe po bejne mire me punen e tyre me ne.


– Do ndikoje per mire ardhja ne krye te ekipit e trajnerit Sibson sipas jush?

Besoj qe po sepse ka futur nje fryme te re dhe mentalitet tjeter te luajturit. Po stervitemi me deshire dhe besoj qe do bejme perpara.

– Cilat jane objektivat tuaja kete sezon?

Objektivat e mia jane te shenoj dhe te kontribuoj sa me shume per ekipin dhe pse jo te kape ekipin e pare.

– Luani ne repartin ofensiv. Keni ndonje objektiv per golat?

Nuk me pelqen te jap nje numer konkret, por qe besoj se do te shenoj 10-15 gola kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/