Rikthehet pas nje periudhe te mbushur me demtime dhe rikthehet ashtu si duhet. Eraldo Deda ka shenuar sot nje supergol nga 35 metra duke kaluar ne avantazh Vllaznia U21 e cila mori me pas nje fitore 3-1 ndaj Bylisit ne transferte.
Mesfushori- sulmues Eraldo Deda kuptohet qe eshte i kenaqur me kete gol, por me se shumti shpreson t’i kete lene pas demtimet qe e kane shoqeruar.
Kete gje ai e ka shprehur ne nje interviste te dhene enkas per gazeten “Shkodra Sport” pasditen e sotme ne perfundim te ndeshjes se luajtur ne Ballsh, interviste qe mund ta ndiqni me poshte:
– Eraldo urime per golin e sotem ndaj Bylisit…
– Shume faleminderit!
– Sipas informacioneve, ka qene nje supergol, apo jo?
Mendoj se ka qene vertete i tille dhe per me teper erdhi vetem nje minute pasi Bylisi na favorizoi. Kam goditur fort nga rreth 35 metra dhe topi perfundoi ne rrjete.
– Vllaznia U21 pas kesaj fitoreje vazhdon te jete ne vend te pare. Do jete kampione sivjet?
Duhet shume pune deri ne fund, por me kete fitore me rivalin tone direkt- Bylysin besoj qe jemi ne rrugen e duhur.
– Ne aspektin personal, keni qene i pafat me demtimet kete sezon?
Te them te drejten shume i pafat sepse kisha shume demtime njeri pas tjetrit, por shpresoj qe t’i kem kaluar tashme dhe te jem ne 100 per qindshin tim. Me kete rast, dua te falenderoj shume palestren “Fitness Center XXL” sepse ka qene nje ndihme shume e madhe per mua ne kete periudhe demtimesh.
– Gjate veres ishit prane kalimit te Terbuni. Pse nuk u realizua?
Me thane te drejten, ishte deshire e imja per nje huazim tek Terbuni, duke ditur se aty trajner ishte profesor Beqiri. Ishte deshire e te dyve te punonim me njeri- tjetrin, por drejtusat aty mund te them qe nuk ishin shume korrekt.
– Te Vllaznia U21 mendon se do te marresh maksimumin kete sezon?
Pa dyshim qe po sepse dy trajnerat m’i njohin mire cilesite e mia dhe do jap 100 % tim çdo dite ne stervitje, sigurisht edhe ne ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/