Sherr masiv në finalet e kampionatit shqiptar të boksit. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, sfida finale mes Arjon Kajoshit të Vlalznisë dhe Alban Beqirit të Tiranës e zhvilluar ditën e djeshme ka prodhuar dhunë dhe konfrontime fizike. Në fundin e ndeshjes, tifozët dhe tifozë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin duke krijuar një situatë të paprecendentë.

Pas këtyre skenave të dhunës ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Boksit në Shqipëri, Florend Kalivopulli. Përmes një postimi në faqen zyrtare, ai ka bërë me dije se në ditët në vijim do të mbledhë Komitein Ekzekutiv për t’u paraqitur dorëheqjen e tij pas dhunës së ndodhur në Shkodër. Kjo është hera e parë që një president Federate në Shqipëri kërkon të largohet pas një sherri.

Në postimin e tij nuk kanë munguar as komentet, ndërsa ka qenë Erli Pëllumbi, Presidenti i Federatës së Volejbollit, që ka shkruajtur se dorëheqja nuk është zgjidhje dhe se Kalivopulli duhet të qendrojë në krye të Federatës së Boksit.

Postimi i Florend Kalivopulli:

Te dashtur miq!

Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.

Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare.

Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.

Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton…

Komenti i Erli Pellumbit:

Miku im, vertet me erdhi keq per çka pashe, por dorheqja nuk eshte zgjidhja. Ju duhet te qendroni aty sebashku me koleget e të vazhdoni te punoni qe keto episode dhune ne sport te mos perseriten.