Bylisi do të luajë në fundjavë ndeshjen me Apoloninë, një ndeshje delikate e cila luhet me një rival aktualisht për mbijetesën. Përgatitjet për këtë takim janë disi të kushtëzuara, pasi situata do të jetë më e qartë vetëm pasi të dalë sot vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF në lidhje me incidentin e ndodhur në “Adush Muça” në pjesën e dytë të ndeshjes me Laçin.
Aty ku gjithçka rrodhi nga dalja nga “binarët” e sulmuesit të skuadrës kurbinase, Kirjan Nuabueze. Përpos asaj që mund të prodhojë vendimi i Disiplinës, situata vijon të jetë problematike te ballshiotët pasi jo të gjithë lojtarët janë të gatshëm për Apoloninë.
Jashtë grupit është ende Preka që është në fazë riaftësuese, ndërsa ende me pikëpyetje është gjendja e Ujkës. Carkanji u ndëshkua me karton të kuq ndaj Laçit, por lajm i mirë është rikthimi i Ymeralilaj, që do të jetë gati për Apoloninë. Në radhët e Bylisit ka shume lojtarë me të ardhme që janë afruar verën e shkuar dhe kanë nënshkruar kontrata afatgjata në Ballsh.
Pra, strategjia e drejtuesve duke afruar edhe talente nga akademi të ndryshme në vendin tonë tregon punën e mirë të bërë në Ballsh me lojtarët e rinj që nesër janë një e ardhme e sigurt për skuadrën e parë të Superiores, por që edhe mund të shiten më pas duke qenë se kanë kontrata afatgjata me presidentin Kapllanaj.
Gjithsesi, situata alarmante ku ndodhet skuadra në kampionat duke është shumë favorizuese për promovimin e elementëve të rinj, pasi për momentin ekipi ka nevojë për pikë mbijetese.