Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE PERSONAZHESheuki Boshnjaku, portieri i Vllaznisë së viteve ‘50

Sheuki Boshnjaku, portieri i Vllaznisë së viteve ‘50

Vllaznia në vite është shquar për portierë cilësorë. Një ndër to, i cili ka luajtur herët me skuadrën shkodrane, ka qenë edhe Sheuki Boshnjaku. Ai ka dhënë kontributin e tij me këtë ekip për disa vite me rradhë ndonëse vitet ’50 nuk i kanë dhënë atij mundësinë të fitonte ndonjë trofe me të. Sheuki Boshnjaku kishte lindur për t’u bërë sportist dhe për të tillë e mbante veten për atë që kishte dhënë për Vllazninë e Partizanin në futboll gjatë viteve 1951-1963 por edhe si atlet i mirë në ato vite, ku me pak stërvitje ai ishte i pakalueshëm në kërcimin trehapësh.


Përveç kësaj, Sheukia kishte ushqyer tek fëmijët dashurinë për sportin. Nëse Kujtimi nuk e pasoi babain e tij si portier, pasi u mor me atletikë, në garën e hedhjes së çekiçit, këtë e bëri djali tjetër i tij- Genci i cili luajti si portier, më parë me të rinjtë dhe pastaj me skuadrën e parë të Vllaznisë.
Të gjithë kujtojnë në portë një Sheuki që e mbushte atë me atë trupin e gjatë dhe të zhdërvjelltë, që jetonte me lojën duke drejtuar dhe udhëzuar shokët në lojë si një trajner i dytë. Ndër ndeshjet më të bukura të tij, padyshim që veçohet ajo në mes Punës dhe Dinamos së Shkodrës në vitin 1954 kur Shefkiu ishte një figurë e paharruar si dhe në takimet ndërkombëtare, sidomos në ndeshjen e tij të mrekullueshme kundër Buduçnostit në vitin 1957 kur ai ishte një protagonist i vërtetë për të ruajtur të paprekur, 0-0, rezultatin e ndeshjes. Po ashtu, ai ka bërë një figurë shumë të mirë edhe në takimin kundër Lodzit të Polonisë. Megjithatë nuk ka qenë e lehtë për të, të luante dhe të tregonte vlerat e tij. Xhaxhai i tij ka qenë i arratisur dhe për rrjedhojë, nuk shihej me sy të mirë nga drejtuesit e sportit. Pavarësisht kësaj, Shefkiu ia doli të luante me sukses. Për fat të keq, jeta e këtij portieri nuk ka qenë shumë e gjatë. Sheuki Boshnjaku është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare por duke lënë prapa një emër të mirë në sport dhe jashtë tij.
Gjergj KOLA

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments