Çdo ditë në media por edhe në opinionin sportiv shqiptar dëgjojmë për shifra të larta pagesash për futbollistë e trajnerë të ekipeve të Superligës shqiptare. Por në fakt, një mendim i tillë niset nga ajo çfarë nuk është e ligjshme sepse me deklarime të rregullta në organet tatimore gjërat janë ndryshe.

Por ditet e fundit jane bere publike e mbi 600 mije veteve te punesuar dhe rrjedhimisht kane dale edhe “sekretet” e te gjithe klubeve teksa treguar qarte se 9 prej tyre nuk deklarojne te verteten dhe kete gje e ben vetem Vllaznia e cila i ka te gjitha rrogat e sakta te deklaruara ne organet shteterore.

Pas hulumtimit te “Shkodra Sport”, konstatojme shume çudira!!! Njeriu i futbollit me rrogen me te madhe ne vend, perfshi ketu te gjithe klubet e futbollit por edhe vete Federaten Shqiptare te Futbollit, eshte drejtori i klubit Partizani, Olsi Rama, i cili paguhet 820.000 leke te reja ne muaj.

Por çudirat vazhdojne sepse ne vend te dyte eshte presidenti i ketij klubi Gazment Demi i cili mban pozicionin e administratorit te klubit i cili paguhet me 600.000 leke te reja ne muaj. Ky eshte nje absurditet ne fakt, qe te paguhet drejtori me shume sesa administratori!!!

Lista e 10 me te paguarve vazhdon me Sekretarin e Pergjithshem te FSHF-se, Ilir Shulku, nderkohe qe pjese e saj jane plot 5 pjestare te Vllaznise, 4 futbollistet Ardit Hoxhaj, Haris Dilaver, Mevlan Adili e Victor da Silva e trajneri Thomas Brdariç.

Kete 10-she e ploteson trajneri i kombetares U21 te Shqiperise Alban Bushi dhe futbollisti i Partizanit Jurgen Bardhi. Per fat te keq, nuk shohim shume lojtare te tjere te cilet ne opinionin sportiv shqiptar dihet qe paguhen 4,5, 5 apo deri ne 12 mije euro, por te shkruara ne borderote shteterore jane te shkruara shume me pak. E ky eshte nje evazion fiskal i te nente klubeve te tjera te Superliges, nderkohe qe Vllaznia eshte e vetmja qe nuk ka abuzuar ne kete drejtim./SHKODRA-SPORT.COM/


10 MË TË PAGUARIT NË FUTBOLLIN SHQIPTAR:

1. OLSI RAMA (DREJTOR I KLUBIT PARTIZANI) 820.000

2. GAZMENT DEMI (ADMINISTRATOR KLUBI PARTIZANI) 600.000

3. ILIR SHULKU (SEKRETAR I PERGJITHSHEM FSHF) 522.803

4. ARDIT HOXHAJ (FUTBOLLIST KF VLLAZNIA) 488.000

5. HARIS DILAVER (FUTBOLLIST KF VLLAZNIA) 475.000

6. THOMAS BRDARIÇ (TRAJNER KF VLLAZNIA) 427.570

7. ALBAN BUSHI (TRAJNER, FSHF) 390.000

8. JURGEN BARDHI (FUTBOLLIST PARTIZANI) 360.000

9. MEVLAN ADILI (FUTBOLLIST VLLAZNIA) 320.000

10.VICTOR DA SILVA (FUTBOLLIST VLLAZNIA) 320.000