Epoka e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United mund të ndahet në dy etapa. Para nënshkrimit të kontratës si trajner i përhershëm dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për të drejtuar ‘Djajtë’ për tri vitet e ardhshme, shkruan Gazetasheshi.com.

Dhjetori ishte konsideruar si muaj ferri për ekipin nga “Old Traford”, por shkarkimi i Jose Mourinhos dha rezultatet e para tek ekipi që po reagonte mirë ndaj udhëzimeve të Solskjaer.

Skocezi 43 vjeçarë e nisi në mënyrë briliante aventurën e tij te United duke mos humbur në 11 ndeshje rradhazi dhe duke eleminuar PSG-në nga Liga e Kampionëve.

TOP 4 dukej lehtë e arritshme dhe kalimi në turin e çerekfinales të garës më prestigjioze në Evropë ishte një ‘dritë’ në fund të tunelit për ekipin më të trofeshëm në ishull.

Por, që nga nata e Parisit, kur djelmoshat e Solskjaer arritën lavdinë, rezultatet ishin të tmerrshme dhe statistikat e fundit thonë se skocezi mbetet si njëri ndër trajnerët me përqindjen më të ulët të fitoreve në historinë e klubit.

1. Sir Alex Ferguson (1986-2013) – 59.67%

2. Jose Mourinho (2016-2018) – 58.33%

Mourinho will be happy to know he's the second best ever United manager. Image: PA Images

3. Ernest Mangnall (1903-1912) – 54.16%

4. David Moyes (2013-2014) – 52.94%

5. Louis van Gaal (2014-2016) – 52.43%

6. Matt Busby (1970-1971) – 52.38%

7. Matt Busby (1945-1969) – 50.45%

8. Ron Atkinson (1981-1986) – 50.00%

19. Wilf McGuinness (1969-1970) – 36.78%

20. Herbert Bamlett (1927-1931) – 31.15%

21. Lal Hilditch (1926-1927) – 30.30%

22. Jack Robson (1914-1921) – 29.50%

23. Ole Gunnar Solskjaer (2019- ) – 20.00%

Solskjaer can be very pleased with his start. Image: PA Images
As David Moyes dhe Luis Van Gaal nuk kishin bërë më keq se legjenda e klubit që kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1999 si futbollist, teksa në finalen e “Camp Nou” i kishte realizuar dy gola ndaj Bayern Munich në minutat e fundit të ndeshjes (2-1).