Lajme të mira në Shkodër, ditën e djeshme Këshilli Bashkiak votoi unanimisht me 39 vota pro për nxjerrjen në shitje të 100% të aksioneve të skuadrës.
Çmimi fillestar I vendosur nga ana e Këshillit Bashkiak është rreth 507 milionë lekë të vjetra për çdo blerës që i interesuar. Një çmimi I tillë kaq I ulët nuk është çuar pa qëllim.
Me blerjen e skuadrës, pronari i ri duhet të paguajë përveccesh shumës prej 507 milinë lekësh edhe 1.2 miliardë lekë detyrime që klubi ka ndaj tatimeve dhe palëve të 3-të.
Një shumë e madhe që mund të trembi çdo person që është i interesuar edhe pse Bashkia ka premtuar që shuma e borxheve në Tatime mund të ketë ulje pasi mund të falet kamatëvonesa.
Kandidati kryesor për blerjen e skuadrës është sponsori aktual, Alban Xheferri, por procesi final pritet të mbyllet në maj të 2021 dhe ankandi sapo ka nisur./newsport