Vllaznia bëri merkato gjatë verës, e majde duke qenë sekuadra rekord për afrime, rreth 20 lojtarë që u atashuan pranë skuadrës së parë dhe ekipit U-21.

Një nga lojtarët që ka spikatur, mes shumë afrimeve cilësore në javët e para është boshnjaku Haris Dilaver në sulm.
Ai u shfaq si lider dhe bashkë me Ismail Dungën udhëhoqën skuadrën në pjesën e parë të kampionatit…

Mirëpo Dunga u shit, ndonëse ishte një lëvizje jo në momentin e duhur për klubin kuqeblu, për më tepër që ata menduan se me formën e mirë të Ardit Hoxhajt nuk do të kishin probleme në vijën e parë.

Por, boshnjaku me eksperiencë, Haris Dilaver ka 11 ndeshje radhazi që nuk gjen dot golin dhe kjo natyrisht që ka vendosur nën presion atë. Duke pasur parasysh formën jo të mirë, por edhe anën psikologjike të rënduar, trajneri Brdariç vendosi që ta ulte në stol sulmuesin në ndeshjen ndaj Apolonisë./vipsport/