Një biznes i mirë. Kështu është cilë suar transferimi i Ylber Ramadanit nga Aberdini te Leçe në Serinë A, sipas “The Guardian”. Në artikullin e publikuar, janë renditur 12 transferimet më të mira të kësaj vere, që përkthehen në para të shpenzuara aty ku duhet. “Nga Mesi, Pulisiç dhe te Ramadani, lëvizje që kanë rezultuar një biznes i mirë”, shkruan prestigjiozja britanike.
YLBER RAMADANI- I lindur në Gjermani dhe i rritur në Kosovë, Ramadani ka “kaluar 12 vite larg shtëpisë” për të ndjekur ëndrrën e tij për të luajtur futboll elitar. Verën e kaluar, Aberdini pagoi 120 mijë stërlina për të nënshkruar me mesfushorin nga MTK Budapest. Ramadani bëri 44 paraqitje sezonin e kaluar ndërsa ekipi përfundoi i treti. Mesfushori ishte përsëri në lëvizje pasi Leçe e kërkoi atë si zëvendësues për Morten Hjulmand të transferuar te Sportingu. Aberdini e lejoi 27-vjeçarin të ndiqte ëndrrën e tij në Serinë A dhe ai shpejt ka fituar krahasime me Xhenaro Gatuzon. Pas më shumë se një dekade në rrugë, Ramadani duket se më në fund është në vendin e duhur, teksa u shit për 1 milionë stërlina te klubi italian.
LIONEL MESI- Inter Majemi nuk i pagoi Parisit një tarifë për Mesin. Fituesi i Kupës së Botës po fiton 93 milionë të garantuara për kontratën e tij 2.5-vjeçare. Mesi ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje në MLS dhe tifozët janë grumbulluar kudo që ai luan, gjë që tregon se ku qëndron vlera e tij e vërtetë. I renditur nga “Forbes” si ekipi i 11-të më i vlefshëm i ligës, me vlerë 600 milionë dollarë, Inter Majemi pret që ky vlerësim të dyfishohet brenda një viti.
KRISTIAN PULISIÇ – I blerë për 57.6 milionë paund nga Dortmundi në 2019-ën, Pulisiç u shit për 18.9 milion paund te Milani këtë verë. Duke pasur parasysh dëshirën e kuqezinjve për të zhvilluar markën e tyre në SHBA, vetëm prania e tij mund të vlejë tarifën e ulur të çmimit. Siç ndodhi, ai u prezantua me një gol të mrekullueshëm në Bolonja dhe sërish gol me Torinon.
TRANSFERIMET E TJERA – Diaçi Kamada, fantazisti japonez u “vodh” merkato nga Lacio, që priti përfundimin e kontratës së tij me Frankfurtin. Kevin Voland, nga Monako te Union Berlini për 3.4 milionë paund. Një tjetër biznes i mirë është Rob Hollding nga Arsenali te Kristal Palas. Mbrojtësi u shit për 4 milionë paund dhe mbi supe ka 150 paraqitje me Arsenalin. Sulmuesi Artem Dovbik i cili shënoi 54 gola në 86 ndeshje në 2020 me Midtland dhe sezonin e fundit luante me Dnipron në Ukrainë, u transferua te Girona për 6.6 milionë paund, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll. Tedi Teuma, mesfushori iu ofrua shansi për t’u bashkuar me skuadrën belge të nivelit të dytë, Union St.Gill dhe i ndihmoi ata të ngriheshin nga errësira në futbollin europian. Tani 29-vjeç, ai u rrëmbye nga menaxheri anglez Uill Still në Reims këtë verë për 3.9 milionë paund. Beni Traore, një diamant i mundshëm, një sulmues 20-vjeçar, përparimi i të cilit në skuadrën suedeze Hacken u prish nga dëmtimi. Megjithatë, ai e filloi sezonin aktual në Suedi me 15 gola në 20 ndeshje.
Kjo normë mbresëlënëse e bëri që Shefilld Juanited t’i jepte një shans dhe ai tashmë ka treguar se vlen. U ble për 3.9 milionë paund. Me Manuel Nojerin duke u rikuperuar ende nga thyerja e këmbës që pësoi në një aksident me ski në dhjetor, Bajerni e kaloi verën duke kërkuar një portier. Ishte izraeliti Peretz që ra në sy pasi priti dy penallti për Gjermaninë në Kampionatin Europian U-21. Bajerni pagoi 4.3 milionë paund për portierin që firmosi një kontratë pesëvjeçare dhe pritet që jetë fillimisht rezervë, por duhet të ketë një shans në të ardhmen. Pepelu, nga Levante në ligën e dytë te Valencia për 4.3 mln paund. Edhe pse jo në situatë shumë të mirë ekonomike, Valencia shpenzoi këtë shifër për mesfushorin, i cili pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të këtij edicioni. Barcelona u jep të rinjve një shans më shpesh se shumica dhe nëse të rinjtë largohen, ai priret të jetë i përkohshëm. Një përjashtim i dukshëm është Ezalzouli, anësori maroken për të cilin Çavi besonte se ishte gati për ekipin e parë të Barçës. Pas një nevoje të dukshme për të rregulluar bilancet çoi në largimin e tij në ditën e fundit. Barcelona ka siguruar një klauzolë kthimi për të marrë Ezalzoulin për vetëm 20 milionë euro, ndërsa Betis ka një talent të ri gati për të bërë një ndikim të menjëhershëm.