Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkakton 2 autogola në 4 ditë, Veseli është lojtari më i pafat...

Shkakton 2 autogola në 4 ditë, Veseli është lojtari më i pafat i Serisë B

Frederik Veseli po kalon një periudhë shumë të pafat me skuadrën e Empolit në Serinë B dhe ai ka qenë protagonist negativ në dy ndeshjet e fundit.

Empoli ka barazuar të dy këto sfida të fundit në kampionat, me Trapanin dhe Specian e në të dy rastet, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka qenë ai që ka ndikuar në rezultat duke dërguar topin në rrjetën e portës së vet.

Ndaj Trapanit, Veseli devijoi në minutat shtesë sferën në portën e Empolit duke vulosur barazimin 2-2. Sot, në duelin ndaj Specias, një gjuajtje e Bidaui u përplas në trupin e mbrojtësit shqiptar dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin miqve, që fatmirësisht pak minuat më vonë u barazua nga Fratesi.

Një moment i pazakontë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, i cili vazhdon të jetë titullar i paprekshëm në radhët e Empolit dhe luan rregullisht me klubin i cili është ndër kandidatët kryesorë për t’u kthyer përsëri në Serinë A në sezonin e ardhshëm. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments