Lothar Matthaus, ish-kapiteni i Bayern Munchen, u shpreh për Sky Sport se u surprizua nga vendimi i drejtuesve bavarezë për të shkarkuar Julian Nagelsmann.

“Ndryshimi i trajnerit të Bayernit më befasoi realisht. Por, marrëdhënia e Nagelsmann me drejtuesit ishte përkeqësuar për shkak të rezultateve. Mbi të gjitha nga performanca e skuadrës”.

Më pas një koment për Thomas Tuchel: “Ai është një trajner ekspert. Përgëzime Bayernit që e zgjodhi si pasardhësin e Nagelsmann. Unë besoj se është trajneri i duhur, edhe falë eksperiencës së madhe që zotëron.

Por, në ndryshim nga e kaluara e tij, Thomas duhet të tregojë se është rritur edhe në aspektin e karakterit”, deklaroi Topi i Artë 1990.

Tuchel debuton në pankinën e Bayernit të shtunën përballë Borussia Dortmund, ish-skuadrës së tij.