Llapi nuk humbet kohë për të gjetur zëvendësuesin e Sebino Plakut, i cili i eshte bashkuar sot ekipit te SC Gjilanit në këtë afat kalimtar te merkatos.
Drejtuesit e klubit llapjan tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin shkodran Jasmin Raboshta, i cili në pjesën e parë të kampionatit ishte pjesë e Vushtrrisë.
Lajmi është bërë i ditur nga “Newsport” që ka raportuar gjatë mbrëmjes së 4 janarit në lidhje me afrimin e Raboshtës në “Zahir Pajaziti”.
Raboshta ka shënuar 3 gola deri tani në këtë edicion, ndërsa ekipi i tij ndodhet në vendin e parafundit të Superligës me 15 pikë.
Në këtë merkato mund të vijë edhe largimi i Raboshtës nga Vushtria, i cili përflitet për një transferim te Llapi. Kjo eshte mese e mundshme sepse tek Vushtrria po largohen thuajse te gjithe lojtaret per shkak te probleme financiare.