Barazimi pa gola në kryendeshjen e javës së 17-të, atë mes Partizanit e Vllaznisë, debutimi me fitore i Orges Shehit në stolin e Tiranës, fitorja e Laçit përballë Teutës e shumë të tjera në analizën e të përhershmit Shkëlqim Muça në studion “Rubrika Sportive” në RTSH.
“Vllaznia kishte ardhur për dy rezultate dhe mori njërin prej tyre. Partizani erdhi në rritje dhe pas minutës së 60-të e dominoi lojën, por nuk jam i kënaqur me lojën.
Për të kuqtë ishte ndeshja e vitit, por sulmi ishte i varfër sidomos në pjesën e parë. Duhet të tregohej më agresiv në sulm, përballë një skuadre që do të mbrohej.
U treguan agresiv vetëm 15 minutat e fundit. Partizani ran ë grackën e Shkodrës, bëri lojën e Vllaznisë. Terreni por dhe dy kartonat e kuq e kondicionuan ndeshjen.