Shkëlqim Muça, i përhershmi i “Rubrika Sportive” në RTSH ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në javën e 19-të të Kategorisë Superiore.
VLLAZNIA-APOLONIA, Fitore qetësie – “Vllaznia e rrezikoi fitoren, u duk një skuadër pak e tensionuar, por ishte superior dhe mori tri pikë të rëndësishme. Çdo fitore është e rëndësishme, pavarësisht kundërshtarit që ke përballë, aq më tepër kur vjen nga rezultate jo të mira.
Normal që të tjerat, kur luajnë vetë, të mendojnë dhe për ndeshjen e Vllaznisë, sepse pretendojnë. Problemi është që të mos i bëjnë padrejtësi”.
KASTRIOTI-PARTIZANI: Të kuqtë, një hap para – “Është një moment i mirë i Partizanit. Pikët kanë sjellë një atmosferë tjetër në ekip. Pavarësisht terrenit, të kuqtë ishin një hap para.
Unë shikoj një harmoni në skuadër. Për të arritur rezultate, duhet kjo llojë fryme. Si ata që janë në fushë, ashtu dhe ata që futen si zëvendësues, përpiqen të japin maksimumin”.
TIRANA-KUKËSI: Bardheblutë, në moment të vështirë – “Një ndeshje me oshilacione. Kukësi shfrytëzoi ato minutat e para, ushtroi presion. Tirana nuk arriti të dalë në lojë. Bardheblutë janë në një moment të vështirë, sigurisht që ndryshimet kanë ndikuar. Edhe Terreni kishte një ndikim”.