Dinamo-Skënderbeu përfundoi 0-0, sfidë kjo e vlefshme për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Në Elbasan Arena u anullua dy gola, me takimin që pati emocione të mëdha. Pas sfidës për mikrofonat e Supersport foli trajneri i dinamovitëve, Bledi Shkëmbi.

“Lojtarët u munduan, u përpoqën dhe bënë gjithçka sot. E kishim ne lojën në kontroll, por të jem i sinqertë që ishte edhe fat që morëm një pikë me atë rast të Mensah. Jemi të gjithë të zhgënjyer te Dinamo, e kishim menduar ndryshe, por ky është futbolli. Ky është momenti i duhur për të reflektuar dhe për të bërë një analizë të thellë.

Merkato? Klubi ka punuar për të afruar lojtarë në reparte të veçanta. Të gjithë do afrojnë lojtarët e duhur për të përmirësuar situatën.Emra konkret s’mund të themi.

Reparti zhgënjyes- Unë po mundohem të jap një përgjgje të sinqertë. Në disa ndeshje nuk e kemi pasur problemin vetëm te një repart. Do doja që reparti i sulmit duhet të bënte diçka më tepër. Ka sulmues që nuk kanë shënuar akoma gol. Ka lojtarë të rinj që nuk kanë qënë aty ku duhet” – tha ai./newsport/