Partizani mundi 1-0 Dinamon, në derbin e kryeqytetit që vlejti për javën e 13-të të Superligës. Goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë. Esat Mala gjuajti saktë, duke çuar topin pas shpinës së portierit. Pas takimit për Supersport foli trajneri i dinamovitëve, Bledi Shkëmbi. Numri një i pankinës u shpreh kështu:
“Vazhdojmë të gabojmë dhe të bëjmë ndeshje jo të mira. E nisëm mirë, jo keq. Pastaj kundërshtari na bëri presion 30 minuta. Më pas, loja m’u duk e barabartë. Patëm mundësi të mira për të shënuar.
Zëvëndësimi i Skukës-Ishte një zgjedhje e imja.
Do doja që ta gjenim arsyen. Ndoshta në momentet më të mira, ne e dhurojmë vetë golin. Momenti jo i mirë psikologjik bën që të gabojmë.
Unë po të jap një përgjigje të sinqertë. Jemi një grup i mirë dhe nuk kemi asnjë problem me njëri tjetrin. Nuk jemi ai grup që mund të kalojmë gjëra të mëdha. Ndoshta na duhet akoma më shumë kohë për të bërë akoma një grup të fortë. Pra, na duhet një grup i fortë që nxjerr ekipin nga presionin.
Në futboll nëse nuk je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, nuk do kesh rezultat. E them sërish se grupi nuk ka asnjë problem. Në këto situata çdo futbollist duhet të japë 100 përqind.
Si zgjidhet problemi? Në futboll ose zgjidhen gjërat me merkato ose ikën trajneri. Unë mendoj se në ekip ka burra. Ndoshta në këto moment po e vuaj më shumë sesa duhet.
Nuk është momenti të japim emra për sa i përket se kush do largohet” – tha ai.