Kryendeshja e Superiores do të jetë në ditën e nesërme teksa Dinamo do të përballet me Vllazninë ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, pikerisht duke filluar nga ora 19.45.

Në konferencën për shtyp, para këtij takimi, trajneri Bledi Shkëmbi është shprehur se ekipi i Dinamos është më i fortë në organikën sulmuese.

“Vllaznia është një kundërshtar i fortë, që bën futboll të mirë dhe e meriton që ne ta respektojmë sepse e tregon ndeshje pas ndeshje dhe javë pas jave.

Latifi është bashkëlojtar i imi që kemi fituar shumë. Një lojtar që është nje luks për Superioren por ekipi im në sulm është më i mirë se çdo ekip tjetër”, tha Shkëmbi sipas “Supersport”. /Sport Ekspres/