Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkëmbi me një mungesë, si pritet të rreshtohet Teuta sot ndaj Egnatias

Shkëmbi me një mungesë, si pritet të rreshtohet Teuta sot ndaj Egnatias

Teuta ka mbyllur dje përgatitjet për takimin e radhës në kampionat ndaj Egnatias, që luhet sot në orën 15:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

Ashtu si edhe ishte parashikuar, të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi mbyllën përgatitjet me një seancë taktike, ku u provua edhe formacioni që do të zbresë në fushë.

Sulmuesi i krahut, Lorenco Vila, i cili pësoi një dëmtim në kokë në takimin e Kupës ndaj Luzit në mesjavë, ia ka dalë të riaftësohet në kohë dhe do ta nisë nga minuta e parë ndaj Egnatias.

E vetmja mungesë do të jetë ajo e qendërmbrojtësit Harallamb Qaqi, i cili vijon terapinë riaftësuese pas dëmtimit që pësoi pak javë më parë.

Atmosfera në grup është pozitive dhe shpresohet se sot do të arrihet fitorja e parë sezonale.

Teuta në këto javë nuk ka marrë as një fitore të vetme, duke bërë një nga nisjet më të dobëta të kampionateve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments