Vllaznia dhe Dinamo përballen nesër në 19:45 në “Loro Boriçi”. Sfida vjen në kuadër të javës së pestë të Superligës, teksa për mediet ka folur trajneri i Bluve. Bledi Shkëmbi ka treguar se tifozët do jenë një mbështetje e madhe, ndërsa ekipi i tij në sulm është më i miri.

“Ekipi im në sulm është më i mirë se çdo ekip tjetër. Nuk kemi pse mendojmë për ekipet e tjera dhe sulmin e tyre, kemi lojtarët tanë që janë më të mirë. Në futboll nuk ka asgjë absolute që të dihen para ndeshjes, gjërat merren vesh pas.

Kampionati është ndër më të vështirët edhe si ka nisur, asnjë ekip nuk po bën diferencën. Jam I bindur se edhe në fund nuk do ketë skuadra që do shkëputen shumë.

Ndaj Vllaznisë shkojmë për të fituar ndeshjen por na duhet pak fat. Për tifozët në stadium është mirë për ekipet, kjo shërben si atmosferë e mirë dhe na bën mirë të gjithëve që sa më shumë tifozë të ketë në stadium.

Dëshira për rivalët sot? Kam dëshirë të fitojmë ndeshjen tonë. Është shpejt për të menduar për këto, në fazën e fundit mbase”, tha Shkëmbi./newsport/