Dinamo nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Partizanit. Ndeshja e luajtur për javën e 4-të të Abissnet Superiore nuk prodhoi fitues, ndërsa blutë dolën të “sakatuar” nga ky takim pasi humbën shërbimet e qendërmbrojtësit Aleksander Sofranac.

30-vjeçari doli me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Stenio Junior dhe vendimi u dha pas rishikimit me VAR.Tashmë trajneri Bledi Shkëmbi duhet të ndryshojë formacionin e Dinamos pasi nuk ka në dispzicion një tjetër mbrojtës qendre.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Partizanit edhe në sfidën e radhës që do të luhet kundër Vllaznisë, trajneri Shkëmbi pritet të luajë me Sidibe dhe Imami në mbrojtje, ndërsa edhe mesfusha do të pësojë ndryshime.

Formacioni I bluve pritet të rikthehet ashtu si në dy javët e para të kampionatit me Ali Samake dhe Demirin që do të luajnë në qendër të mesfushës./newsport/