Shkëndijae Tetovês është e interesuar për një nga gardianët e kurbinasve. Alen Sherri e humbi duelin me Dajsinanin në këtë sezon dhe e kaloi shumicën e kohës në stol.

Në verë shkodranit i përfundon kontrata dhe pritet të largohet. Shkëndija është klubi më i interesuar për të.

Në Tetovë pritet edhe Bekim Rexhepi, aktualisht i huazuar te Skënderbeu, por Sherri është një nga portierët e pëlqyer nga drejtuesit.

Ka pasur kontakte fillestare mes palëve, por në verë pritet të ketë zhvillime konkrete.



I vetmi fakt, që e vë Shkëndijën në mendime është se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut konsiderohen të huaj dhe një nga tetë federimet e lejuara, në këtë rast do ta bllokonte porta.