E krijuar 13 vite më parë Akademia “Shkodra 2006” është munduar të krijojë profilin e një vendi ku elementi i ri mësohet të luajë bukur futboll.
Pikërisht për këtë arsye, edhe në ceremoninë e zhvilluar dje nga Zyra Rajonale e FSHF-së, ekipi U11 i kësaj Akademie është vlerësuar si “ekipi me qarkullimin më të mirë të topit”.
Padyshim që ky është një vlerësim që ka kënaqur drejtorin e kësaj Akademie Kreshnik Krepin dhe trajnerin Adrian Nikaj të cilët në punën e tyre kanë prioritet pikërisht këtë gjë: T’i mësojnë fëmijët të luajnë bukur futboll.
Po nga rradhët e këtij ekipi ka dalë edhe futbollisti më i mirë i kampionatit- Brendon Krepi i cili ka spikatur me performancën e tij.
Këto janë arritje që tregojnë më së miri se tek kjo Akademi punohet mirë dhe me perspektiva të qarta për formimin e futbollistëve cilësorë për të ardhmen e futbollit shkodran dhe jo vetëm.
© shkodrasport.com