Opinion nga Blendi DIBRA

Duke shfletuar faqet e shtypit sportiv, më tërhoqi vëmendjen një shkrim i disa ditëve më parë ku thuhej se drejtuesit e “Juventusit” kishin marrë masa ndaj ditëve të ftohta për të garantuar pjesmarrjen e tifozërisë në stadium duke shpërndarë për ato qese plastike me ujë të ngrohtë. Natyrshëm si një tifoz i ekipit të Vllaznisë mendja me shkoj menjehere tek stadiumi i qytetim tim “Loro Boriçi”. Nje stadium i cili mban nje histori te tere takimesh kombetare dhe nderkombetare por gjendja e tij aktuale eshte ne nje situate tej maset kritike. Ne kushtet kur Bashkia e Shkodres eshte pergjegjese per zhvillimin e sportit ne qytetin tone si dhe klubi i futbollit  “Vllaznia” ka filluar procesin e privatizimit nga ana e Bashkise Shkoder eshte deklaruar qe stadiumi nuk do te jete pjese e paketes se privatizimit duke mbetur ne rolin e pronarit te vetem Bashkia Shkoder.
Por a eshte e gatshme Bashkia Shkoder qe stadiumin e qytetit ta shnderroj ne nje “teater sportiv” ku spektatoreve t’u ofrohen kushte optimale per nje shfaqje sportive ?
Personalisht mendoj qe eshte detyrimi i Bashkise per te realizuar nje sipermarrje te tille duke qene se eshte pikerisht detyra e nje institucioni te tille te ofroje kushtet e duhura ndaj publikut per masivizimin dhe promovimin e vlerave qe mbart sporti jo vetem si nje menyre e shendetshme jetese por edhe per tu argetuar nepermjet shfaqjes sportive. Ndofta do te ishte kjo fusha e duhur ku kontributi i Bashkise do te ishte me efikase nepermjet investimeve dhe planeve menaxhuese. Prandaj publiku kerkon me shume per te patur nje “teater sportiv” dinjitoze qe do i sherbente te gjitheve sesa te shpenzoheshin para per blerje sportistesh, qe ne rastin me te mire vleren do ta kishin per nje sezon dhe ne rastin me te keq sic aktualisht po ndodh tek Vllaznia, do rezultonin investime te humbura te cilat nuk permbushin asnje objektiv!
Por qe Bashkia Shkoder te permbush kete detyrim eshte e nevojshme qe te kete parasysh disa faktore dhe elemente te cilet po i permend meposhte dhe kerkojne nje nderhyrje sa me profesionale dhe te shpejte
Infrastrukura e brendshme dhe e jashtme e stadiumit eshte larg standarteve minimale. Ndonese jane bere disa nderhyrje ne nje pjese te infrastruktures se jashtme apo qofte ne tapetin e fushes se blerte dhe ne dhomat e zhveshjes, stolat plastike, gjendja aktuale e stadiumit eshte larg kushteve optimale te zhvillimit te nje shfaqjeje sportive. Duhet pranuar nga te gjithe qe sportdashesit per te ndjekur nje shfaqje sportive nuk kane kushtet minimale, dhe per me teper edhe per tu larguar nga stadiumi duhet nje kohe e mjaftueshme, e mbushur me ankth dhe trysni duke kaluar neper disa labirinthe per te bere te mundur daljen nga stadiumi. Megjithate duke filluar qe nga momenti i hyrjes duhet te pranojme deri diku qe vetem nje pjese e tij, qe perkon me nje te katerten e stadiumit dhe pikerisht tribuna me e vjeter, ofron deri diku kushte normale te hyrjes se tifozeve duke ofruar nje rruge te asfaltuar mundesi parkimi, njesi sherbimi etj, ndersa pjesa tjeter e stadiumit, qe i perket edhe tifozerise me te zjarrte ose rreth tre te katertave te stadiumit, eshte e rrethuar nga balta, nga nje treg pjeserisht funksional, pjeserisht i shkaterruar qe shkakton nje ndjesi ku seicili nga ne ben krahasimet me eksperiencat e tij me negative te pamjeve te ngjashme !
Mungon nje sistem i qarte per hyrje-daljet dhe sistemimin e tifozeve ne vendet perkatese. Hyrja per ne stadium realizohet nepermjet disa shkallave te cilat lejne per te deshiruar per njerezit normal e aq me shume atyre me aftesi te kufizuara ku garantimi i aksesit per ato eshte nje detyrim ligjore. Po ashtu drejtuesit aktuale, ndofta per efekte financiare, per cdo tribune lejojne vetem nje dere te hapur ! Nje vendim i tille, krijon konfuzion ne hyrje dalje, si dhe pasoja qofte ne demtimin e shendetit te spektatoreve por edhe ne demtimin e shumte te stolave !  Biletat tashme jane bere te modes qe nuk kane me numrat perkates qe te tregojne vendin e percaktuar ne stadium prandaj mund te quhet “e pranueshme” qe tashme numrat nuk jane me as ne stola. Por edhe stolat edhe shkallet te cilet sherbejne per tu ulur tifozet kane filluar te amortizohen nga demtimet e shumta qe kane pesuar !
Mungon nje sistem qe garanton sigurine fizike dhe shendetsore te sportdashesve. Kordoni policore qe krijohet ne stadium eshte i nje karakteri krejt formal dhe nuk merr asnje mase ndaj te gjithe atyre te cilet jo vetem prishin rendin duke gjuajtur me objekte te ndryshme por edhe demtojne drejpersedrejti ate pak pasuri te levizshme qe eshte ne stadium siç jane stolat. Po ashtu, eshte nevoje urgjente, vendosja e kamerave te sigurise te cilet do te garantonin gjate kohes se zhvillimit te nje shfaqje sportive sigurine e spektatoreve por edhe te “aktoreve te fushes” te cilet ne ditet e sotme shpesh here ndihen te kercenuar. Vlen te theksohet qe ne stadium mungojne masat dhe planet e evakuimit ne rastet e nje emergjence te nje fatkeqesie qofte natyrore, qofte ato te zjarrit apo qofte edhe nga goditje te ndryshme kriminale. Eshte nje detyrim ligjore qe plani i masave te evakuimit si dhe informacioni per publikun te jete i afishuar dhe i qarte per kedo qe ndjek shfaqjen sportive. Projekti i stadiumit jo me kot ka parashikuar nje numer te caktuar daljesh te caktuara te cilat fatkeqesisht tashme jane mbyllur qofte me blloqe betoni, apo me dyer hekuri duke kufizuar ndjeshem numrin e daljeve dhe ne shumicen e rasteve eshte e disponueshme vetem nje dalje per çdo tribune madje edhe ajo me nje rreze drite mjaft te kufizuar !
Mungon nje sistem i perkujdesjes higjeno-sanitare. Aktualisht nuk ekziston asnje sherbim pastrimi apo perkujdesje per te ofruar jo vetem nje minimum kondite por as edhe nje minimum te kushteve higjieno-sanitare per ambjentet publike te cilat jane te detyrueshme qofte ne legjislacionin shqiptare qofte edhe ne ate evropian, te cilin synojme te aderojme se shpejti. Ne shkallet e stadiumit shpesh qarkullojne shites te ndryshem ambulant te cilet tregtojne produktet e tyre ushqimore pa asnje lloj kontrolli gje qe mund te shkaktoje demtime serioze te shendetit te spektatoreve. Po ashtu banjot ne stadium jane ne nje nivel te mjerueshem ku nga mungesa, jo vetem e kushteve minimale por edhe nga mungesa e sherbimit te pastrimit dhe dizifektimit perbejne nje kercenim serioz per shendetin e seicilit qe merr pjese ne nje shfaqje sportive !
Mungon nje sistem i mire menaxhues i cili trajton si nje sipermarrje stadiumin. Mund te themi se veprimet e deritanishme kane treguar qe politikat e menaxhimit te cilat jane ndjekur deri me sot kane  ndikuar drejperdrejte ne largimin e spektatorit. Ketu marr shkas nga nje shembull personal kur si nje sportdashes i zjarrte preferoja te blija karten abone per te gjithe kampionatin. Koncepti i kartes abone eshte koncepti i shitjes me shumice ku ne çdo vend te botes behet zbritje cmimi. Ndersa ne qytetin tone drejtuesit e klubit te futbollit shitjen e kartes abone e kane bere me çmimin e plote te te gjitha biletave te kampionatit dhe kupes. Por  ndodhte shpesh qe gjate ndeshjeve te kampionatit hyrja te ishte e lire dhe drejtuesit nuk kujtoheshin te pakten ne shenje respekti ndaj mbajtesve te aboneve te benin rimbursimin e biletes qe kishin paguar ! Gjithsesi per nje tifoz te thekur po e quajme nje vogelsi nje gjest te tille prandaj edhe nese kemi shpenzuar me shume e quajme ne mbeshtetje te ekipit !  Mirepo ne vend qe te merrej nje sherbim me i privilegjuar indiferenca arriti kulmin saqe stoli te cilin kisha blere per te gjithe kampionatin u hoq fare pasi aty do behej vendi per gazetaret !
Rasti me i fundit i perket vendimit per te lejuar femijet pa pagese per te hyre ne stadium por edhe ketu shume prinder qe drejtoheshin me bilete me femijen e tyre per dore nuk lejoheshin te hynin se bashku me femijen pasi detyroheshin te futeshin vetem ne tribunen harkore duke shkaktuar indinjate !
Pra dy shembujt e mesiperm ilustrojne qartesisht nevojen per nje sistem te mire dhe te studiuar menaxhimi. Kryesorja qe duhet bere eshte seksionimi ose parcelizimi i stadiumit duke bere njekohesisht edhe kategorizimin e biletave. Deri diku ky seksionim eshte bere ne tribune kryesore por ama ne tribunen harkore dhe ate ballore mungon plotesisht. Vendet qendrore dhe aboneve mund tu ofrohet vertet nje cmim me i shtrenjte por ama duhet permbushur detyrimi per nje stol komod, sherbimi i pastrimit si dhe te drejta te tjera te cilat mund te bejne sportdashesin te ndihet mire per sherbimin te cilin e ka paguar. Po ashtu mendoj qe eshte urgjente qe te behet hapja e te gjitha daljeve te stadiumit ku shkarkimi i tij nga tifozet me mbarimin e ndeshjes sa me shpejt qe te behet aq me te sigurt do te jene spektatoret dhe aq me shume do te ruheshin ne gjendje me te mire te gjithe stolat e stadiumit. Po ashtu nje rendesi ne aspektin e menaxhimit duhet qe ti kushtohet aspektit mirembajtje/investime ku perfshihen jo vetem riparimet por edhe zevendesimi i materialeve te demtuara apo investime pjesore. Fundi i cdo sezoni sportiv duhet te shenoj edhe fillimin e planit te masave dhe investimeve per rehabilitimin e stadiumit gje e cila nuk eshte pare qe te realizohet ne menyre sistematike.
Sot  eshte e nevojshme qe te kryhen investime ne disa aspekte per ta kthyer stadiumin ne normalitet por ama me e domosdoshme eshte hartimi dhe zbatimi i sistemeve te qendrueshme te munguara siç u permenden mesiper te cilat do te garantonin standartet e kerkuara ne nivele te kenaqshme.
Ne mbyllje te ketij shkrimi besoj qe te gjithe bashkqytetaret e mij si dhe opinioni sportiv ne Shqiperi mendojne qe qyteti i Shkodres duhet te kete nje “teater sportiv” dinjitoz !