Dy vitet e fundit nuk kanë qënë edhe aq të suksesshme për Vllazninë, e cila e festoi 100 vjetorin në ligat inferiore të futbollit në vend.
Por, pavarësisht problemeve te skuadra A, ekipet e moshave të kuqebluve po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke prekur finale dhe duke marrë edhe trofe.
Një gjë të tillë e bëri skuadra e Zyrës rajonale Shkodër, që mposhti Tiranën dhe Durrësin U-17 për të prekur finalen e madhe, takim i cili luhet në “Elbasan Arena”.
Për të arritur te suksesi, ekipi shkodran derdhi shumë djersë, teksa sipas legjendës së futbollit shqiptar, Edi Martini, atyre iu desh që të përballen edhe me vendimet kontradiktore të gjyqtarëve.
“Zyra rajonale Shkoder dje arriti te fitoje 2 ndeshje kunder Tiranes dhe Durresit U 17 por edhe kunder albitrit duke dale ne finalen e madhe që do zhvillohet neser ne Elbasan Arena.2 vjet punuam dhe konsoliduam nje ekip që edhe pse me shume mungesa per shkak demtimesh ja dolem.FORCA SHKODRA.”-shkruan Martini në rrjetin social “Facebook”.