Komuniteti I sportit në Shkodër I ka bërë një pritje shumë entuziaste tre herë kampionit të botës në kik- boks Ismail Ketës. Ai ka qenë I pranishëm sot në qytetin verior për disa angazhime të tjera megjithatë moment është shfrytëzuar nga ekipi I boksit I Vllaznisë dhe ato të klubit shkodran për t’I bërë një pritje të ngrohtë në ambjentet e palestrës së boksit ku kanë qenë të ftuar edhe njerëz të tjerë të sportit. Në emër të klubit Vllaznia ka qenë trajneri I boksit Zef Gjoni ai që I ka dorëzuar një mirënjohje tre herë kampionit të botës për karrierën e tij të suksesshme ndërkohë që vetë Keta është shprehur I entuziasmuar për pritjen e bërë. “Ndjehem vërtetë I befasuar nga kjo pritje e bërë në Shkodër. Nuk e prisja një gjë të tillë. Kjo ma shton edhe më shumë dëshirën për ta vlerësuar këtë qytet për të cilin kam patur gjithnjë respect. Di që Shkodra është në pararojë të shumë sporteve, di që në këtë qytet kanë lindur shumë sporte por po shoh që ka edhe njerëz të veçantë të cilët të respektojnë në mënyrën më të mirë të mundshme prandaj I falenderoj nga zemra”- ka thënë kampioni Keta. Pjesmarrës në ceremoni kanë qenë edhe dy figura të shquara të sportit shkodran dhe atij shqiptar, të cilët edhe ata kanë provuar ndjesinë e të shpallur kampion bote, pikërisht Erkand Qerimaj dhe Elis Guri të cilët kanë vlerësuar pritjen që Shkodra u bën të tilla figurave. “Ky qytet ka treguar se di të presë gjithmonë sportistët e cilësisë së lartë. E kam provuar edhe unë edhe Elisi (Guri) kur jemi shpallur kampionë botë megjithatë sot (dje) treguam se dimë të respektojmë edhe ata që nuk janë shkodranë por ngrenë lart flamurin shqiptar nëpër botë”- ka thënë Qerimaj. Gjatë ceremonisë së zhvilluar ka patur edhe një tjetër  mirënjohje nga ekipi I Juban Danjës në adresë të Ismail Ketës. Në këtë mënyrë, Shkodra edhe njëherë tjetër tregon se di të respektojë kampionët, ndonëse këtë herë nuk kishim të bënim me një shkodran por Ismail Keta është një shqiptar që na ka bërë të gjithëve të ndihemi mirë jo vetëm me sukseset e tij në sport por edhe me humanizmin e tij.
Gjergj KOLA