Mes shqiptarëve të shumtë të cilët janë bërë pjesë të klubeve të elitës në Itali, është edhe ai i futbollistit me origjine nga Shkodra Kevin Zefi. Sulmuesi 18-vjeçar i cili përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka filluar që të spikatë me moshat e kësaj përfaqësueseje, por edhe me fanellën zikaltër me skuadrën e të rinjve.

Ndaj tani është momenti i duhur për të hedhur hapin e rëndësishëm dhe futbollisti kërkon të luajë më rregullisht ndaj më të mëdhenjve.

Ndaj djalosh i talentuar shqiptar, pritet që shumë shpejt të kalojë në radhët e një klubi ku u jepen më shumë hapësira të rinjve se sa te Interi që luan për objektiva më të rëndësishëm e si rrjedhojë bën më pak “eksperimente”.

Verona, një klub i cili është i orientuar drejt rritjes së talenteve të rinj, ka shfaqur interes për futbollistin dhe palët shumë shpejt mund të bien dakord për të vazhduar rrugëtimin bashkërisht.

Për Zefin, kjo do të ishte një mundësi e artë për t’u bërë pjesë e një klubi që ka promovuar shumë talente, duke i dhënë mundësinë që në moshë të re, të shpërthejnë në Serinë A.