Sulmuesi shkodran Ardit Nikaj ka gjetur golin e pare me Skenderbeun. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme pikerisht ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise ndaj Veleçikut.
Korçaret e kane fituar kete ndeshje me rezultatin e thelle 4-0 dhe njerin prej golave te tyre, pikerisht ate te dytin e ka shenuar Nikaj.
19 vjeçari qe eshte rritur te Akademia Vllaznia, ka kaluar ne fillim te ketij sezoni tek Skenderbeu, me idene se do te gjente me shume hapesira aktivizimi, por ne fakt vetem sot ne ndeshjen e Kupes ai ka gjetur mundesine per te luajtur.
Dhe sulmuesi i talentuar ka spikatur menjehere duke shenuar. Kuptohet qe aftesite e tij jane te tilla qe ai mund te dhuroje shume gjera te bukura, por kuptohet qe stafi korçar duhet t’i besoje me teper./SHKODRA-SPORT.COM/