Burreli ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, duke mundur kete here ekipin B të Partizanit pas një ndeshje tepër dramatike.

Ka qene ekipi mik qe ka kaluar ne avantazh ne minuten e 2-te me ane te Gjecit dhe me kete gol te kuqte kane ruajtur epersine per shume minuta.

Matjanet e trajnerit Nikaj jane perpjekur te barazojne por pa rezultat ndonese kane humbur disa raste shenimi.

Por ishte Zuna i cili me ne fund arriti te barazonte shifrat pikerisht ne minuten e 79-te duke rihapur ndeshjen nderkohe qe golin e fitores per Burrelin do ta shenonte nje shkodran.

Do te ishte pikerisht Donat Toma, ai qe pese minuta para fundit do te arrinte te shenonte golin e dyte qe i ka tre pike me shume vlere ekipit te Burrelit qe vazhdon te kryesoje me merite renditjen.

BURRELI-PARTIZANI B 2-1

Zuna 79′, Toma 85′ / Gjeci 2′