Tjeter moment i mire per futbollistin shkodran Eslit Sala. Ne ndeshjen e rradhes te kampionatit maltez te futbollit, ai eshte shfaqur edhe si golashenues ne fitoren 5-3 te skuadres se tij La Valletta.

Kjo e fundit ka luajtur ne shtepi ndaj St Lucia dhe 21 vjeçari shkodran ka shenuar golin e trete per skuadren e tij. Ai ka shfrytezuar nje top te krosuar ne zone, e ka ndalur mire dhe me te majten e ka derguar ne rrjete.

Ndonese Sala nuk eshte sulmues, ai fale edhe aftesive te tij fizike shfaqet herepashere ne zonen kundershtare, madje edhe duke goditur e shenuar.

Ish- futbollisti i AAS po kalon moment shume te mira ne Malte teksa jo vetem eshte shnderruar ne titullar, por eshte edhe nje nga pikat me te forta te La Valletta.

Kuptohet qe synimi i tij eshte qe shume shpejt te largohet per ne nje kampionat me te forte ne Europe dhe me shume te ngjare, kjo do te ndodhe shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/