Futbollisti shkodran Eslit Sala ka rezultuar pasditen e sotme shume vendimtar per skuadren e tij La Valletta. Ai ka shenuar golin e vetem te ndeshjes dhe i ka dhene fitoren asaj ne transferte.

Takimi ne mes vendasve te FC Sirens dhe La Valletta ka qene shume i luftuar, madje, me shume edhe nga sa duhet dhe kete e tregon fakti qe arbitri i tij ka nxjerre tre here nga xhepi kartonin e kuq.

Megjithate ne minuten e 75-te ka qene Eslit Sala ai qe ka shenuar me koke pas krosimit te ardhur nga nje goditje kendi, nderkohe qe dhjete minuta me vone vendasit paten nje mundesi per te shenuar nga pika e bardhe e 11-metershit, por Domoraud ka gabuar.

Ne kete menyre, e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren 1-0 ne favor te La Valletta e cila i falet kesisoj golit te shenuar nga futbollisti i kombetares U20 te Shqiperise.

Sala nga ndeshja ne ndeshje po kthehet gjithnje e me shume ne protagonist per kete ekip dhe padyshim qe edhe vlera e tij do te vije duke u rritur dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne fund te sezonit, ai te transferohet ne nje kampionat me te forte./SHKODRA-SPORT.COM/