Tjeter paraqitje e mire dhe tjeter gol per sulmuesin shkodran Sindrit Guri per Shkendine e Tetoves. Kuqezinjtë fituan 1-0 në shtëpi ndaj FK Skopje.

Sidrit Guri ishte autori i golit të fitores 20 minuta përpara fundit të ndeshjes. Me kete fitore, Shkendija eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e trete te renditjes.

Pas nje fillimi jo te mire te kampionatit, ajo tashme i ka ngjitur nje e nga nje shkallet dhe per momentin ndodhet vetem nje pike larg Akademija Pandev qe eshte e pozicionuar ne vendin e dyte. Shkupi kryesues nderkohe eshte i shkeputur 8 pike, por tetovaret do provojne ta kapin.

Dhe nje dore per kete gje eshte duke ua dhene edhe Sindrit Guri. Me golin e djeshem, sulmuesi shkodran është ngjitur në kuotën e 7 golave sezonalë me Shkëndijën.