Vetem pak dite pas kalimit te tij nga Shamrock Rovers tek Frosinone, shkodrani Justin Ferizaj eshte bere menjehere protagonist per ekipin e tij te ri ku trajneri madje i ka besuar atij edhe gjuajtjet e 11-metershave.

Dhe ne ndeshjen e fundit me ekipin e te rinjve te Frosinones, 18 vjeçari i lindur ne Irlande ka shenuar edhe te parin gol per skuadren e tij te re. Ka ndodhur keshtu diten e djeshme ne ndeshjen e luajtur ndaj ekipit te Monzes.

Ne minuten e 64-te Frosinone ka fituar te drejten e nje 11-metersh dhe ate ka marre persiper ta gjuaje Ferizaj i cili eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete dhe duke kaluar ekipin e tij ne avantazh.

Por kjo nuk ka mjaftuar sepse Monza ka shenuar edhe dy gola te tjere ne minutat e fundit te ndeshjes dhe si rrjedhoje e ka fituar te gjithe takimin me rezultatin 3-2.

Megjithate e rendesishme eshte qe performanca e shkodranit Justin Ferizaj ne kete perballje ka qene e mire duke treguar edhe njehere tjeter se jo me kot drejtuesit e Frosinones kane vendosur ta blejne dhe te investojne per te.
Gjergj KOLA