HomeKRYESOREShkodrani Kristian Keqi edhe dy gola të tjerë sot për Florianën

Shkodrani Kristian Keqi edhe dy gola të tjerë sot për Florianën

Pas nje nisje jo te mire te kampionatit, Kristian Keqi dhe Floriana po e marrin veten dhe po ngjisin nje nje nga shkallet e renditjes ne tabelen e klasifikimit ekipor por edhe tek golashenuesit me te mire.

Kampionia ne fuqi e Maltes sot ka arritur te marre nje fitore shume te rendesishme ndaj nje rivali te forte si Valletta FC, madje e ka marre ne transferte me rezultatin e paster 3-0.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi eshte sulmuesi shkodran Kristian Keqi i cili ka shenuar dy prej tre golave per ekipin e tij.

Te parin e ka shenuar ne minuten e 25-te, nderkohe qe te dytin e ka shenuar vetem tre minuta para fundit te ndeshjes duke e mbyllur ate me fitoren e paster te Florianes.

Me dy golat e sotem, Keqi eshte ngjitur ne kuoten e 3 golave ne kampionat ne 8 ndeshje te luajtura dhe me siguri qe ne javet e ardhshme do te shenoje edhe shume te tjere.

Golashenuesi me i mire i kampionatit te kaluar synon te beje mire edhe sivjet dhe te shenoje shume gola per te ndihmuar edhe Florianen ta mbroje titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments