Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREShkodrani Rraboshta i jep një tjetër fitore Burrelit

Shkodrani Rraboshta i jep një tjetër fitore Burrelit

Goli i sulmuesit shkodran Jasmin Rraboshta i ka dhene fitoren Burrelit ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ndaj Vores.

Ai ka shenuar qe ne minuten e 6-te te ndeshjes dhe me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol tjeter.

Me kete fitore, Burreli qe drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve dhe ndodhet ne krye te renditjes me pike te barabarta me Beselidhjen dhe Korabin.

Matjanet kane ndertuar nje ekip pretendent kete sezon dhe do te tentojne deri ne fund per ngjitjen ne Superlige, ndonese nuk do te jete e lehte.

Megjithate kampionati sapo ka filluar dhe Burreli ka fituar vetem ndaj Veleçikut dhe Vores, por forcen e tij duhet ta tregoje ndaj ekipeve rivale./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments