Dy boksieret shkodrane Arjon Kajoshi dhe Senad Drini kane triumfuar ne Kupen “Pavaresia” qe eshte zhvilluar diten e sotme ne Kosove me pjesmarrjen e boksiereve me te mire te ketij vendi, por edhe te tjere nga Shqiperia.

Madje, ne fund te aktivitetit njeditor, boksieri Senad Drini eshte vleresuar edhe me kupen e boksierit me te mire te turneut pas fitores spektakolare qe ka arritur ndaj boksieri vendas Patriot Behrami.

Edhe Kajoshi ka bere nje paraqitje te mire teksa ka fituar ndaj kundershtarit te tij. Nderkohe pjesmarres ne kete aktivitet ka qene edhe boksieri tjeter i Vllaznise Gelian Rajku por ai nuk ka arritur ta çoje deri ne fund ndeshjen e tij pasi eshte demtuar dhe eshte terhequr nga ringu prej mjekut te aktivitetit.

Keto tre sportiste kane qene te shoqeruar ne kete aktivitet nga trajneret Zef Gjoni dhe Jetmir Kuçi. Si aktiviteti i pare i ketij viti, mund te konsiderohet shume i suksesshem, megjithate ne vijim boksieret tane i presin sfida te tjera edhe me te veshtira./SHKODRA-SPORT.COM/