Aleksandar Prijoviç u arrestua të premten për shkelje të rregullave të koronavirusit. Sulmuesi i kombëtares serbe u arrestua së bashku me disa shokë të tij dhe në ditët në vazhdim do i nënshtrohen seancës gjyqësore për të marrë masën ndëshkuese.

Ai bashkë me të njohurit e tij janë kapur duke pirë në hollin e një restoranti pas afatit të caktuar nga qeveria e Serbisë. Hoteli ku ata qëndronin është gjithashtu përgjegjës, pasi ka mbajtur restorantin hapur duke i shërbyer Prijoviç dhe katër personave të tjerë.

Prijoviç, i cili aktualisht aktivizohet në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Itihad është lojtari i dytë që shkel masat e dhëna nga qeveria për koronavirusin në shtetin ballkanik.

I pari ishte ylli i Real Madridit, Luka Joviç, i cili nuk respektoi rregullin e izolimit 14 ditor, pasi kishte ardhur nga Spanja, por vrapoi të takonte të dashurën e tij. /vipsport/