Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka reaguar në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve, sidomos për përballjen me Barcelonën në fazën e Ligës së Kampionëve 2024/25.
Në një video në Instagram, ai tha: “Jam shumë i emocionuar që takoj mikun tim të vjetër, Hansi Flick me Barcelonën dhe të gjitha ekipet e tjera”, deklaroi sulmuesi gjermani.
“Kujdesuni dhe jini të emocionuar për një format të ri të Ligës së Kampionëve”.
Muller, natyrisht, ka luajtur nën Flick në të kaluarën te Bayern Munich. Ai luajti një rol kyç kur bavarezët fituan tripletën nën Flick në 2020.
Barcelona do të presë Bayernin në një nga katër ndeshjet e tyre në shtëpi në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.Blaugranët do të synojnë hakmarrjen pasi humbën takimin e tyre të fundit kundër Mullerit dhe bashkëlojtarëve të tij në vitin 2022. /Telegrafi/