Bashke Klodian Duron dhe Oltion Osmanin paten lene gjurme tek Vllaznia e vitit 2001, ajo qe i siguroi titullin e fundit kampion klubit shkodran.

Dorian Bylykbashi, nje lojtar me shume vlera i cili perpos Elbasanit e Vllaznise, ka luajtur edhe me Partizanin dhe po ashtu edhe ne Ukraine per nje periudhe 5 vjeçare.

Ai ka dhene se fundi nje interviste per median e shkruar, teksa eshte pyetur per kampionatin shqiptar, menyren si po behet gara per titull dhe i kane kerkuar edhe nje mendim per skuadrat pretendente.

40 vjeçari me nje pervoje shume te gjate ne futboll, nuk ka ngurruar qe te vendose ne mes tyre edhe Vllaznine e per kete ai ka deklaruar: “Per mendimin tim, pretendente jane Vllaznia, Partizani dhe Kukesi”.

Bylykbashi siç shikohet, e ka vene Vllaznine te paren dhe nga ana tjeter, nuk ka llogaritur fare si pretendente ekipe si Tirana, Teuta dhe Laçi./SHKODRA-SPORT.COM/