Topi i Artë 2020 në RTSH Sport ka mbledhur të gjithë kapitenët dhe trajnerët e skuadrave që bëjnë pjesë në Kategorinë Superiore, vota e të cilëve ka shkuar për mesfushorin e Tiranës, Idriz Batha.
RTSH Sport, duke ndjekur traditën për të dytin vit radhazi, ka shpallur lojtarin më të mirë për vitin 2020. Një vlerësim nga katër trajnerët që nuk ishin pjesë e aktivitetit për vitin 2020, Sulejman Starova, Shkëlqim Muça, Mirel Josa dhe Gerd Haxhiu, të cilët kanë dhënë votën e tyre për sulmuesin e Tiranës, Ernest Muçi.
Portieri më i mirë është shpallur Ilion Lika. Mbrojtësi më i mirë i majtë, Lorenc Trashi, ndërsa si mbrojtësi i djathtë më i mirë është shpallur Albi Doka. Në qendër të mbrojtjes janë përzgjedhur Renato Arapi dhe Rustem Hoxha.
Në mesfushë ka vend për Vesel Limaj, Idi Batha dhe Sherif Kallaku. Sulmi përbëhet nga Agustin Torrasa, Kyrian Nwabueze dhe Redon Xhixha. Trajneri më i mirë është shpallur Emanuel Egbo.
Siç shikohet, ne formacionin me te mire te vitit nuk ka asnje futbollist te Vllaznise. Mbase nje pjestar i saj duhej te ishte ne kete 11-she dhe ai eshte Erdenis Gurishta.
Ka mbyllur nje sezon te shkelqyer dhe mbase mund te vleresohej me mire sesa Albi Doka per pozicionin e mbrojtesit te djathte sepse ky i fundit ka zhvilluar vetem nje gjysem-viti te mire duke kontribuar edhe ne shpalljen kampion te Tiranes.
Por Gurishta ne fakt ka bere po aq mire, madje gjithe vitin dhe duke kontribuar per shpalljen e Vllaznise “kampione dimri”. Megjithate tashme çdo gje ka perfunduar dhe Vllaznia nuk ka asnje perfaqesues ne kete 11-she.