...
HomeFUTBOLLShpërdoroi pa fund në Zvicër, sulmuesi i Partizanit: Rëndësi ka të besosh...

Shpërdoroi pa fund në Zvicër, sulmuesi i Partizanit: Rëndësi ka të besosh që ëndrra…

Lukas Kardozo ishte një nga lojtarët më aktivë të Partizanit në ndeshjen kundër Bazelit, duke u munduar të tregohej i rrezikshëm për skuadrën e tij.

Rastet arriti t’i krijojë, por finalizimi i sulmuesit brazilian mungoi. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 3-0 përballë një ekipi që dominoi totalisht në fushën e blertë.

Pas ndeshjes Kardozo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket mjaft i motivuar për sfidën e ardhshme.

Në faqen e tij, Kardozo shkroi: “Është gjithmonë e rëndësishme të besosh që ëndrrat mund të bëhen realitet, ku qielli është limiti dhe ti je i pamposhturi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.