Wednesday, March 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShpërthen skandali në Itali, audio e VAR tregon dialogun e gjyqtarit me...

Shpërthen skandali në Itali, audio e VAR tregon dialogun e gjyqtarit me futbollistin e Interit: Keni edhe 10 minuta kohë për të fituar

Ndeshja mes Interit dhe Atalantës në Serinë A është mbyllur mes polemikave me barazimin 1-1 pasi zikaltërit pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtari kryesor me vendimet e dhëna kundër tyre.

Por ndër të tjera, gjatë audiove të publikuar të VAR-it për momentet e diskutueshme, shfaqet edhe një bashkëbisedim i kryesorit Manganielo me Dumfris, në rastin kur ky i fundit kërkonte anulimin e golit të Atalantës pasi pretendonte për faull ndaj tij gjatë aksionit.

Në audiot e publikuara dëgjohet lojtari duke protestuar, ndërsa kryesori i kthehet: “Ke rrëshqitur, nuk e kë vënë re Denzel”. Mbrojtësi nuk e pranon këtë version. “Më kapi këmbën, si paskam rrëshqitur?”.

Dhe pastaj vjen edhe fraza e çuditshme e Manganielos. “Nuk e ke vënë re. Keni ende 10 minuta kohë që të mund të fitoni, shko”, thotë gjyqtari duke i dhënë fund protestave të futbollistit të Interit.

Një dialog i pazakontë mes një gjyqtari dhe një futbollisti, që është cilësuar skandaloz nga tifozët në rrjetet sociale të cilët mendojnë se kryesori kishte një sjellje të papërshtatshme me futbollistin në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments